E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Ky  është 29-vjeçari që humbi jetën në aksident  pranë Kopshtit Zoologjik
Lajme

FOTO/ Ky është 29-vjeçari që humbi jetën në aksident pranë Kopshtit Zoologjik

Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e sotme në Tiranë, ku si rezultat i përplasjes së dy automjeteve në zonën e Unazës së Madhe, pranë kopshtit zoologjik, humbi jetën 29-vjeçari Arjon Shahaj.

Viktima ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa dyshimet e para janë se aksidenti ka ndodhur për shkak të kushteve atmosferike dhe shpejtësisë tej normave të lejuara. Viktima udhëtonte me një automjet “Minicooper”. Sipas të dhënave, pas përplasjes me automjetin që drejtohej nga shtetasi Y.R, makina me të cilën udhëtonte 29-vjeçari është përplasur me barrierat anash rrugës dhe më pas me trafikndarësen.

29-vjeçari ishte student në Akademinë e Sigurisë.

Arjon Shahaj, 29-vjecari, qe humbi jeten ne aksident

Policia sqaronte se viktima ndërsa ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij, është përplasur me një tjetër makinë, e si pasojë e përplasjes së fortë dhe përmbysjes së mjetit, ka gjetur vdekjen në vend.

“Më datë 08.11.2023, në afërsi të liqenit artificial, automjeti me drejtues shtetasin A. Sh. dyshohet se është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Y. R. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje, shtetasi A. Sh. (student në Akademinë e Sigurisë). Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, tha policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.