Foto/ Ky është 39-vjeçari nga Lezha që ekzekutua tek “Kodra e Diellit”
Personi që shihni në foto është 39-vjeçari nga Lezha, briken Sanaj, i cili u ekzekutua me 3 plumba në fytyrë tek “Kodra e Diellit”.
39-vjeçari sapo kishte parkuar makinën në garazh dhe më pas kishte takuar disa miq të tij.
Ky ka qenë momenti kur autorët i janë afruar me makinë dhe kanë qëlluar me kallashnikov në drejtim të tij.
Karta e identitetit, pasaporta dhe patenta e viktimës mbajnë emrin Briken Sanaj, ndërkohë roja i rezidencës ku jetonte 39-vjeçari, thotë se ai njihej me emrin Anton Gjini.

Sanaj ishte një emër i njohur për policinë, pavarësisht se rezulton me disa emra, pasi ishte i dyshuar për një plagosje.
Sanaj u dërgua menjëherë në spital pas ngjarjes, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.
Pas vrasjes, në zonën e Qafë-Kasharit është gjetur një makinë duke u djegur, e cila dyshohet se i përket autorëve.
Ndërkohë policia ka shoqëruar disa persona në komisariat ku po merren në pyetje për të zbardhur më shumë detaje mbi krimin e rëndë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



