E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Ky është 70-vjeçari që u vra nga fqinji në Shkodër dhe u hodh në kanal
Lajme

FOTO/ Ky është 70-vjeçari që u vra nga fqinji në Shkodër dhe u hodh në kanal

Fotoja që shikoni më poshtë është e 70-vjeçarit, Musa Bajraktari, që u vra në Shkodër nga fqinji i tij.

musa bajraktari3

Uniformat blu raportojnë se viktima, nga fshati Kullaj, u godit me sëpatë në kokë nga fqinji, Xhemal Zeqiri, i cili më pas e hodhi në kanalin në fshatin Boks.

kanal

Trupi i pajetë u gjet mesditën e së enjtes (19 tetor) dhe fillimisht u dyshua për vdekje natyrale, pasi nuk ishin konstatuar shenja dhune.

musa bajraktari1

Por pas ekspertizës, u zbulua se Musa Bajraktari ishte goditur për vdekje nga fqinji 60-vjeçar për motive të dobta, i cili u arrestua për veprën penale “Vrasja me dashje”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës.

Njoftimi i policisë:

Vihet në pranga fqinji i 70-vjeçarit, i cili nga hetimet e thelluara rezultoi se vrau këtë shtetas, me mjet prerës, pas një konflikti për motive të dobëta.

Sekuestrohet mjeti prerës (sakicë), me të cilin u krye vrasja.

Si rezultat i hetimeve të thelluara, të kryera menjëherë pas ngjarjes së ndodhur më datë 19.10.2023, në fshatin Boks, Shkodër, ku në një kanal u gjet trupi i pajetë i shtetasit M. B., 70 vjeç, banues në fshatin Kullaj, Shkodër, për të cilin paraprakisht u dyshua se e kishte humbur jetën, prej shkaqeve natyrale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër dhe ata të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e qarkut, bënë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes, për të cilën u vu në pranga shtetasi

-Xh. Z., 60 vjeç, banues në fshatin Kullaj, Shkodër, për veprën penale “Vrasja me dashje”.

Nga provat e siguruara dyshohet se 60-vjeçari, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (sakicë), në kokë, shtetasin M. B., i cili për shkak të goditjes, ka rënë në kanalin e fshatit Boks, ku u gjet i pajetë më pas.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës (sakicë).

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.