E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Foto/ Ky është Martin Bardhi që u ekzekutua sot në Rrëshen
Lajme

Foto/ Ky është Martin Bardhi që u ekzekutua sot në Rrëshen

Martin Bardhi, personi që shihni në foto sipas mediave është 59-vjeçari që u ekzekutua mëngjesin e sotëm në Rrëshen.

Bardhi i cili kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu u ekzekutua në hyrje të lokalit të tij.

Persona ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri plumbash duke lënë të vdekur Bardhin dhe duke plagosur 3 persona të tjerë, të afërm të tij.

Atentati ka zgjatur vetëm pak sekonda dhe me të zbrazur plumbat, autorët u larguan. Makina e llojit “Jeep Cherokee” ngjyrë e zezë, e përdorur prej tyre në këtë atentat u gjet e djegur në fshatin Gëziq të Mirditës.

Ka dyshime se vrasja e 59-vjeçarit ka lidhje me hakmarrjen mes disa fiseve në Rrëshen dhe Mirditë dhe kalvarin e vrasjeve mes tyre.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.