FOTO-LAJM/ Shpëton për mrekulli drejtuesi i makinës që u përmbys në kanal
Një automjet është përmbysur në një kanal në Frakull të Fierit disa minuta më parë. Lajmi është konfirmuar nga banorët e zonës dhe policia vendore e Fierit. Sipas burimeve të informacionit, makina është përmbysur në kanalin anësor të ujërave në rrugën kryesore në rotacionin e Kafarajt, në autostradën Levan-Tepelenë. Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit ka mundur të dalë nga makina pa lëndime dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.
Sipas të njëjtave burime, automjeti kishte targa greke dhe drejtuesi kishte dy ditë e një natë pa gjumë në udhëtim, por ka shpëtuar pa dëmtime serioze. Grupi i ekspertëve dhe një patrullë policore kanë mbërritur në vendngjarje dhe po hetojnë rrethanat e aksidentit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



