FOTO/ Librazhd, makina del nga rruga dhe përfundon në greminë
Një aksident me vdekje ndodhur mbrëmjen e sotme (4 janar) në Kthesat e Dragostunjës në Librazhd.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se automjeti i përfshirë në aksident, ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur për rreth 30 metra.
Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Kthesat e Dragostunjës në Librazhd dhe dyshohet se ka mbetur i vdekur një person.
Mjeti tip ‘Benz’ me targa AB 297 FX me drejtues Meglind Kristo Zeneli ka humbur kontrollin e drejtimit të makinës dhe ka dalë nga rruga, ku si pasojë ka vdekur një person dhe janë dëmtuar 3 të tjerë.
Meglind Kristo Zeneli 07. 06. 2003 (drejtuesi i mjetit)
Gerald Agim Verçani 15. 05. 2005 (pasagjer)
Janikos Jorgo Shyti 15. 09. 2004 (pasagjer)
Dorian Fatmir Belba(pasagjer) viktima që ka ndërruar jetë.
Të gjithë të aksidentuarit janë nga fshati Qukës Shkumbin, njësia Administrative Qukës, Bashkia Përrenjas.
Elbasan/ Informacion paraprak
Në aksin rrugor “Librazhd-Perrenjas”, automjeti që drejtohej nga shtetasi M. Z., 21 vjeç, ka dalë nga rruga. Për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje pasagjeri që udhëtonte në këtë automjet shtetasi D. B., 18 vjeç, si edhe kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe 2 pasagjerë të tjerë, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital për momentin jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



