FOTO/ Safet Gjici del para Gjykatës

Pas skandalit seksual në zyrën e tij ai dy ditë më parë është vënë në pranga nga policia me urdhër të SPAK që ka nisur një hetim për ish kreun e bashkisë së Kukësit.
Kjo është fotoja që vjen nga seanca që po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ndaj ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici. Ai do të njihet këtë të hënë me masën e sigurisë.
Në sallë është edhe Alma Kaçi, gruaja e cila filmoi videon intime me Gjicin. Aktualisht ajo ndodhet në arrest shtëpie, por sot gjykata pritet të vendosë nëse do ta lërë në fuqi masën e sigurisë apo do të vendosë një tjetër.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



