FOTO/ Manchester United-Bournemouth, rezultati dhe statistikat e pjesës së parë
Manchester United po luan në “Old Trafford” ndeshjen e javës së 20-të të Premierligës kundër Bournemouth.
Pjesa e parë mbyllet me rezultatin 3-1 për vendësit. Në minutën e pestë “Djajtë e kuq” zhbllokojnë rezultatin. Pogba, i rikthyer në superformë pas largimit të Mourinhos, kalon Manchesterin në avantazh.
Më pas është sërish francezi që dyfishon shifrat (33’), ndërsa për golin e tretë mendon Rashford (45’).
Shkurton diferencën në fund të kësaj pjese skuadra mike me Ake (45+2’), teksa në tabelën e mëposhtme mund të shihni statistikat e 45 minutave të para.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



