FOTO/ Mbeti i vrarë aksidentalisht bashkë me djalin gjatë sherrit për një vajzë
Personi që shihni është Ilir Shira, i cili mbeti i vrarë bashkë me djalin e tij, ndonëse nuk kishin lidhje drejtpërdrejtë me konfliktin. Ngjarja ndodhi në Klos.
Ilir dhe Kenado Shira ishin ulur në lokal bashkë me baxhanakun e tij, Eglantin dhe Renato Hasula, ku këta të fundit po sqaroheshin me autorin e ngjarjes, Fiqiri Mjeshtri pasi ky i fundit pretendonte se 14-vjeçari (Renato Hasula) i ngacmonte vajzën.
Ndërkohë, fatkeqësisht nga plumbat mbetën të vrarë Ilir dhe Kenado Shira, babë e bir, ndërkohë që Renato Hasula dhe babai i tij u plagosën. 14-vjeçari është i vetëdijshëm dhe në gjendje shëndetësore relativisht të mirë, kurse babai i tij, Eglantini, 39 vjeç është në gjendje të rëndë shëndetësore, me prognozë të rezervuar në spitalin e Traumës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



