FOTO/ “Më dhunuan gjatë shoqërimit”, policia sqaron ngjajren e ndodhur në Pogradec
Godet me shkelma makinen e policit, dhunohet ne Komisariat. Nje, 28 vjecar nga Pogradeci ka denoncuar dhunen nga policia lokale.
Ilir Bego tha per mediat: Me dhunuan gjate shoqerimit dhe qendrimit ne Komisariatin e Pogradecit.
Ngjarja ka ndodhur te henen ne mengjes tek dera e Komisariatit. 28 vjecari ka goditur me shkelma gomat e makines private te efektivit te qarkullimit Bujar Xhyra. Shkak per reagimin eshte bere nje gjobe e marre para dy vitesh.
“Me moren me force dhe me terhoqen zvarre ne Komisariat. Ju kerkova falje per veprimin, por policet me dhunuan. Me goditen tre here me grusht ne gjoks. Efektivet me goditen edhe ne krah. Me mbajten ne Komisariat 9 ore, me pas me liruan. Demin e makines se policit e kompesoi babai menjehere. Kam frike te denoncoj policet. Prokurori i Rrethit nuk pranoi te merrte denoncimin”, u shpreh ai.
Ky eshte rasti i dyte qe ndodh pas atij ne Komisariatin e Korces, pak jave pas vdekjes se Enea Ftoit, te riut qe u dhunua ne ambientet e ketij institucioni.
Njoftimi i policisë
Në datë 04.06.2018, rreth orës 06:40, përpara ambjentit të Komisariatit të Policisë Pogradec, shtetasi I.B, i është drejtuar me fjalë fyese një punonjësi policie të këtij Komisariati, si dhe ka dëmtuar mjetin privat të tij, duke i thyer aksesorët anësorë.
Pas dëmtimit të mjetit ky shtetas është shoqëruar menjëherë në Polici.
Shkak për këtë veprim sipas kallëzimit të tij, dyshohet se ka qenë një masë administrative që punonjës i policisë i kishte vendosur shtetasit I.B, për mos përdorim të rripit të sigurimit gjatë drejtimit të mjetit kohë më parë.
Shtetasi I.B. pas marrjes së deklaratës së tij ku shprehet se nuk ka pretendime ndaj veprimeve të Policisë, si dhe kërkon ndjesë ndaj punonjësit të policisë për dëmtimin e mjetit, rreth orës 09:45 është lënë i lirë.
SHÇBA ka filluar një proces verifikimi për rastin, përmes një grupi të drejtuar nga Drejtorja e Përgjithshme znj.Trimi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



