E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Në shërbim të Vilma Nushit edhe dy ministre, check up tani edhe në burgje…
Politikë

FOTO/ Në shërbim të Vilma Nushit edhe dy ministre, check up tani edhe në burgje…

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka postuar në rrjet njoftimin mbi shtrirjen e kontrollit mjekësot bazë edhe në vendet e vuajtjes së dënimit, ose burgje.

Pra skema e check up, e cila i është dhënë me koncension Vilma Nushit, do të shtrihet edhe në sistemin peritenciar. Rregullat janë të njëjta, kontrolleve do ti nënshtrohen të njëjtat grupmosha, nga 35 deri në 70 vjeç.

Sipas njoftimit që ka bërë ministrja e Shëndetësisë, e cila shfaqet në krah me kolegen e saj të Drejtësisë, Etilda Gjonaj, këto kontrolle do të kryhen 1 herë në vit.

“Pranë çdo grupi në nevojë dhe komuniteti për të ofruar shërbim shëndetësor bazë, me qëllim që askush të mos mbetet pas.

Me kolegen Etilda Gjonaj, në nisjen e kësaj iniciative në institucionin e kryerjes së dënimit të grave, për të ofruar programin e kontrollit mjekësor bazë për çdo individ të grupmoshës 35-70 vjeç.

Programi do të vijojë në të gjitha institucionet e kryerjes së dënimit, një herë në vit”, shkruan Manastirliu në një postim në rrjet.

Pak ditë më parë, ish-deputeti demokrat Bardh Spahia, denoncoi  kontratën që detyron personelin mjekësor t’i shërbejë konçesionarit të Check-Up

“Edi Rama ka vendosur zyrtarisht sistemin e shëndetësisë në shërbim të konçesionit korruptiv të check-up.

Tani, për miken dhe klienten e tij Vilma Nushi, do të punojë i gjithë personeli në qendrat shëndetësore, i detyruar me një kontratë të paligjshme.

Bëhet fjalë për detyrim – kërcënimin  që u është shtuar në kontratat e punës mjekëve  për të informuar dhe për të sjellë  me imponim popullsinë në qendrat ambulatore për të kryer  Chek-up-in.

Këtu është pjesa e  kontratës mes firmës që ka konçesionin dhe Fondit të Sigurimeve të Kujdesit të Detyruar Shëndetësor e miratuar në Dhjetor 2014.

Ky ndryshim i kontratës së mjekëve, është një shkelje flagrante qe vendos shendetësinë në dispozicion të interesave të rrezikshme që i përkasit klaneve pranë kryeministrit”, tha Spahia.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.