E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO nga  aksidenti i rëndë ku humbën jetën dy turistët polakë! Shoqërohet drejtuesi i mjetit, makinën e kishte marrë me qira
Lajme

FOTO nga aksidenti i rëndë ku humbën jetën dy turistët polakë! Shoqërohet drejtuesi i mjetit, makinën e kishte marrë me qira

Këto janë pamjet e aksidentit të rëndë që i mori jetën dy turistëve polak në aksin Shkodër-Lezhë.

Dy polakët, e identifikuar si Marta Makovski 42 vjeçe dhe Voldimir Makovski 45 vjeç, po udhëtonin me motor kur janë përplasur me një makinë.

Turistët mësohet se humbën jetë si pasojë e aksidentit, ndërsa motori, siç duket nga pamjet, është shkatërruar nga përplasja. Ndërsa këpucët e një prej viktimave shihen në asfalt.

Drejtuesi i automjetit, David Gjonaj raportohet se ishte nga Puka dhe kishte marrë makinën me qira.

27 vjeçari nuk ka marrë lëndime nga aksidenti dhe është shoqëruar në Komisariatin e Shkodrës..

Informacioni i policisë

Rreth orës 11:20, në rrugën nacionale Shkodër – Lezhë, në vendin e quajtur “Kryebushat”, një automjet tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin D. Gj., 27 vjeç, është përplasur me një motomjet, në të cilin udhëtonin 2 shtetas të huaj polakë (turistë).

Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit, shtetasi W. M., 45 vjeç dhe pasagjerja në motomjet, shtetasja M. M., 42 vjeçe.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi D. Gj., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Shkodër, për veprime të mëtejshme procedurale. Nga kryerja e alkool-testit ndaj drejtuesit të automjetit, shtetasit D. Gj., ka rezultuar se nuk kishte konsumuar alkool.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryhen veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.