E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Pallati, protesta te prokuroria, banorët përplasen me policinë bashkiake
Lajme

FOTO/ Pallati, protesta te prokuroria, banorët përplasen me policinë bashkiake

Pas protestës që kanë nisur prej datës 23 Qershor te prokuroria e Tiranës banorët që janë në konflikt me ndërtuesin te ‘Unaza e Re’ sot në mëngjes janë përplasur me policinë Bashkiake.

Banorët shprehen se policia bashkiake ka tentuar që t’i largojë me forcë, ndërsa përplasja ka nisur sipas tyre gjatë natës, rreth orës 03:00 deri në orët e para të mëngjesit.

Banorët deklarojnë se do të vijojnë që të protestojnë para prokurorisë deri në një vendim për fatin e tyre, pasi ndërtuesi u ka marrë pronën.

Banorët konflikt me ndërtuesin për pronën

Ata deklarojnë se ndërtuesi u mori pronën për të bërë një kompleks, por më pas ai i ka mashtruar duke i lënë në rrugë.

Banorët shprehen se ndërtuesin Dritan Llanajn e kanë kallëzuar mbi 70 herë për mashtrim dhunë e presion, por ai vazhdon të jetë i lirë dhe pse i ka marrë 7 familjeve mbi 3300 m2 truall duke mos i dhënë asnjë hyrje apo dyqan.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.