E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Pallati që çoi Vangjush Dakon në qeli
Lajme

FOTO/ Pallati që çoi Vangjush Dakon në qeli

Foto/ Ky është pallati që çoi Vangjush Dakon në pranga

Këto janë fotot e pallatit të dëmtuar nga tërmeti i vitit 2019 që çoi në pranga ish-kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

Për dhënien e lejes së ndërtimit për këtë pallat, SPAK ka lëshuar urdhër-arreste për 10 zyrtarë e ish-zyrtarë të bashkisë Durrës, mes tyre ish-kryebashkiaku Vangjush Dako.

Planifikuar për t’u ndërtuar me 5 kate, pallati u ndërtua me 11 të tilla, godinë e cila pësoi dëme të mëdha nga lëkundjet e forta sizmike.

Kanë qenë banorët, që e kanë denoncuar rastin në SPAK pas protestave të vazhdueshme si pasojë e dëmtimeve që pësoi pallati prej tërmetit.

Me nisjen e hetimeve u zbuluan parregullsitë në procedura, shtesa pa leje dhe mosrespektimi i standardeve të ndërtimit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.