E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Përplasja e frikshme e “Benzit” me kamionin në Lushnje
Lajme

FOTO/ Përplasja e frikshme e “Benzit” me kamionin në Lushnje

Një aksident i rëndë ka ndodhur natën e shkuar në Lushnje, ku një kamion është përplasur me një mjet tip Benz, duke pësuar shkatërrime të mëdha.

 

Mjeti i vogël drejtohej nga një 34 vjeçar me iniciale D.L, i cili ka goditur kamionin nga pas.

Goditja ka qenë aq e fortë, sa të dyja mjetet kanë pësuar shkatërrime të mëdha.

Përveç makinës, edhe kamioni i ngarkuar me bimë medicinale është përmbysur në rrugë.

Është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse ato që kanë bërë të mundur nxjerrjen e shoferit nga mjeti.

Aktualisht, drejtuesi i Benzit ndodhet në spitalin e Lushnjës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Paraprakisht thuhet se shkak i përplasjes ka qenë udhëtimi me shpejtësi i Benzit, ndërsa dyshohet se shoferi nuk e ka parë kamionin.

I plagosur ka mbetur edhe drejtuesi i mjetit të tonazhit të rëndë, por pa rrezik për jetën.

a19a1.11jpg

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.