FOTO/Policia “blindon” rrugët. Në terren edhe Rrumbullaku
Samiti i BE nuk e ndal opozitën të protestojë, por “kufirin” e ka deri tek ish-hotel Dajti!
Në një kohë që liderët e BE janë mbledhur në Tiranë për Samitin me Ballkanin Perëndimor, nga ana tjetër opozita është gati për të nisur protestën, të cilën e kanë thirrur në orën 12:00.
Por prania e një delegacioni të nivelit të lartë evropian, ka bërë që policia të marrë masa të rrepte, duke i kufizuar opozitës mundësinë për tu mbledhur para kryeministrisë.
Mësohet se protestuesit do të nisen nga selia e PD dhe do të marshojnë deri tek ish-hotel Dajti, pasi deri aty është vendosur “kufiri” nga policia.
Në terren përveç forcave të shumta të policisë shihet edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.
Opozita ka kërkuar leje nga policia, por kjo e fundit nuk ia ka aprovuar për shkak të masave të sigurisë.
“Panorama” mëson se PD është përgatitur për çdo ‘skenar’ dhe ka bërë gati një regji lëvizëse që do të përdoret gjatë protestës.
Siç shihet nga video e siguruar nga gazetari i “Panorama” Mariglen Kume, kjo është një makinë lëvizëse me foni dhe altoparlantë, e mbuluar nga flamujt e BE-së dhe flamujt shqiptarë, po ashtu dhe nga sloganet e PD, të shkruara në gjuhën angleze.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



