E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Policja vuan nga plagët, Rama tallet me të, i dhuron iPhone dhe i premton një ndeshje basketbolli
Lajme

FOTO/ Policja vuan nga plagët, Rama tallet me të, i dhuron iPhone dhe i premton një ndeshje basketbolli

Ndërsa policja e lënduar sot në përplasjen e policisë me banorët që Edi Rama po u vë rruspat shtëpive të tyre mori vëmendjen dhe solidaritetin e të gjithve, edhe për faktin se nga moseksperienca kapi kapsollën me dorë duke u gjymtuar, duronte dhimbjet në shtrat, Edi Rama nuk ka humbur rastin për të përfituar prej saj, pse jo edhe për tu tallur.

Ajo nuk duhej të ishte në atë rresht dhe në atë vend, pasi janë forca të tjera policore të specializuara për protesta te tilla, dhe jo policet femra që Rama i përdor herë si manekinë e herë për tu fshehur pas tyre e herë si pengje që protestuesit të frenohen për të mos arritur tek shkaktari i revoltës.

Por sot Edi Rama ka kaluar çdo limit duke lënë pas çdo normë serioziteti në këto raste nga një kryeministër.

I ka bërë dhuratë nje iPhone polices që lëngonte në shtrat nga plagët për të ruajtur milionat e oligarkëve të Ramës, a thua që po vizitonte një fëmijë të sëmurë në pediatri.

Dhe është kujdesur që dhurata që e ka lënë në krevatin e polices se plagosur tinëzisht, të kapej nga kamerat e tij. Gjithashtu i ka premtuar një ndeshje baskebolli.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.