FOTO/Rama me Dorian Duçkën, në Kiev
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar së fundi një foto të kryeministrit Edi Rama, i shoqëruar nga ish-këshilltari i tij
Dorian Duçka, në Kiev.
“Rama me këshilltarin e tij Dorian Duçka në Kiev! Ps. Personi në cep majtas me shishe në dorë është famozi Dorian Duçka”, shkruan krahas fotos Berisha.

Berisha më herët në deklaratën për mediat akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe ish-këshilltarin e tij, Dorian Duçkën, për lidhjet me ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonikal.
McGonical është arrestuar në New York për ndihmë ndaj oligarkëve rusë, akuzohet se mori edhe 225 mijë euro ryshfet nga një ish-zyrtar i inteligjencës shqiptare në vitin 2017 para se të dilte në pension. Në një aktakuzë të veçantë me nëntë pika, McGonigal akuzohet se shifrën e konsiderueshme e ka marrë në dorë në këmbim të promovimit të interesave të biznesit të ish-agjentit shqiptar, i cili ka marrë shtetësinë amerikane dhe jeton në Nju Xhersi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



