E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Renditja e 10 dribluesve më të mirë, shihni kush kryeson
Sport

FOTO/ Renditja e 10 dribluesve më të mirë, shihni kush kryeson

Krijimi i superioritetit numerik është mundësia më e mirë për të rritur shanset e shënimit të një goli.

Për këtë arsye lojtarët që janë të aftë të kalojnë kundërshtarin kanë një peshë specifike në organikën e çdo skuadre.

CIES (qendra e studimeve të futbollit europian) ka listuar futbollistët driblues më të mirë në Europë, ku, sikurse parashikohej, në krye të saj qëndron Lionel Messi, që po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm me Barcelonën.

Në podium janë ngjitur edhe dy magjistarë të tjerë të topit, Saint-Maximin i Nisës (një lojtarë i vënë në qendër të vëmendjes në merkaton e futbollistëve) dhe Eden Hazard i Chelsea-t.

Klasifikimi i dribluesve më të mirë në Europë është hartuar në bazë të numrit të driblimeve dhe minutave që i janë dashur një futbollisti për një driblim, ku sigurisht një peshë të madhe zë edhe përqindja e tentativave të suksesshme.

Interesant fakti që në top-10 dribluesit më të mirë, 5 janë rritur në futbollin francez.

Nëse Messi driblon me shumë se çdo futbollist tjetër, Eden Hazard mbetet lojtari që e ka përqindjen më të lartë të driblimeve të suksesshme.

Image

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.