E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO rënqethëse/  Foshnjat e porsalindura hiqen nga inkubatorët pasi ushtria izrealite shkatërroi spitalin më të madh në  Gaza
Lajme

FOTO rënqethëse/ Foshnjat e porsalindura hiqen nga inkubatorët pasi ushtria izrealite shkatërroi spitalin më të madh në Gaza

Imazhet e shpërndara nga agjencia e lajmeve Reuters tregojnë foshnjat e porsalindura të vendosura në një shtrat pasi u hoqën nga inkubatorët në spitalin al Shifa të Gazës.

lcimg-e5182d2c-ebdc-4355-93c3-e71188d825af

Kjo erdhi pasi në spital u ndërpre energjia, duke i bërë inkubatorët  të papërdorshëm, ndërkohë që zyrtarët palestinezë pretendojnë se tre foshnja kanë vdekur.

lcimg-15d180bb-c1ec-4a49-b604-285880644ae9

Kujtojmë se më herët, kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, tha se vendi i tij kishte siguruar karburant për spitalin Al Shifa, por ishte refuzuar nga Hamasi.

Ushtria izraelite tani ka ndarë atë që pretendon se është një regjistrim i një bisede midis një oficeri ushtarak izraelit dhe një zyrtari të lartë në ministrinë e shëndetësisë në Gaza, i cili thotë se Hamasi e ka ndaluar spitalin të marrë karburantin.

Në një postim në Telegram, IDF tha se kishte siguruar 300 litra karburant për qëllime urgjente mjekësore.

Sipas tyre, trupat e IDF mbërritën në hyrje të spitalit mbrëmë dhe vendosën karburantin atje.

Zyrtarët palestinezë kanë thënë se spitalit të Gazës i ka mbetur pa karburant dhe funksionimi i saj duhet të pezullohet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.