E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Shkodranët letër ambasadave: Se duam Valdrin Pjetrin kryebashkiak, është nën akuzë
Politikë

FOTO/ Shkodranët letër ambasadave: Se duam Valdrin Pjetrin kryebashkiak, është nën akuzë

Qindra qytetarë shkodranë kanë nënshkruar një letër të cilën e kanë nisur për ambasadat kryesore në Shqipëri.

Në letrën drejtuar Ambasadës së SHBA, delegacionit të BE-së, ambasadës së Italisë dhe ambasadave të tjera, qytetarët i kërkojnë diplomatëve që të mos e lejojnë konstituimin e Valdrin Pjetrit si kryebashkiak, pasi ai është vënë nën akuzë për vepra penale në Itali.

Gjithashtu ata shprehen se janë vetëm 6 për qind e shkodranëve që kanë dalë dhe e kanë votuar, ndërsa 94 e qytetarëve nuk kanë marrë pjesë dhe nuk e kanë votuar Pjetrin si kryebashkiak.

Qytetarët shkodranë kërkojnë ndalimin e konstituimit të Valdrin Pjetrit si kryebashkiak deri në përgjigjen që do të mbërrijë nga Italia, pas akuzave ndaj tij.

Më poshtë letra e plotë:

Image

Image

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.