FOTO/ Shpërthimi në garazhin e vilës 3-katëshe, kush është biznesmeni që i vunë eksploziv në banesë
Nga shpërthimi në pronën e Kleo Bellos, i cili njihet edhe si Ndërtim Muxhaj, nuk ka pasur të lënduar, por vetëm materiale.
Kleo Bello
Shpërthimi ka qenë i fuqishëm dhe përveç dëmeve në garazhin e vilës, ka thyer edhe xhamat e dritareve të disa banesave pranë garazhit.
Me marrjen e njoftimit, policia ka shkruar në vendngjarje. Nga këqyrja paraprake, thanë burime policore, ka dyshime se në garazh ka shpërthyer një lëndë eksplozive.
Veprimet hetimore të mëtejshme pritet të hedhin dritë mbi rrethanat e ngjarjes dhe autorin apo autorët e dyshuar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



