E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Shqiptari i vrarë dje në Kretë nga fqinja? Familja në vështirësi ekonomike, nuk sjellin dot trupin në Shqipëri
Lajme

FOTO/ Shqiptari i vrarë dje në Kretë nga fqinja? Familja në vështirësi ekonomike, nuk sjellin dot trupin në Shqipëri

Një shqiptar 35-vjeçar u vra dje në Kretë, Greqi nga fqinja e tij, përdoruese droge. Sot mediat kanë publikuar emrin e shqiptarit që gjeti vdekjen në përpjekje për të ndihmuar 26-vjeçaren. Bëhet fjalë për 35-vjeçarin Valton Loka, prind i dy fëmijëve 15 dhe 7 vjeç.

Mësohet se familja e tij që jeton prej kohësh në Ksiropotamo, Irakleo në Kretë dhe përballet me probleme ekonomike dhe gruaja e tij ndodhet në vështirësi për sjelljen e trupit në Shqipëri, ku do të kryhet edhe ceremonia mortore, shkruajnë mediat greke.

Ndërkaq mediat greke ka publikuar edhe foton e autores, e cila mësohet se ishte e skeduar për vjedhje por ishte jashtë hekurave për shkak të gjendjes shëndetësore. Ajo jetonte në një shtëpi që nëna e saj e kishte marrë me qira, ndërsa ka edhe një vëlla në burg në Koridhali.

Shqiptari u sulmua me thikë nga fqinja 26-vjeçare, në shtëpinë e saj ku kishte shkuar i alarmuar pasi kishte dëgjuar që ajo bërtiste aq sa ngriti në këmbë lagjen.

Pavarësisht faktit se ai i ofroi asaj ndihmë, vajza e re e qëlloi disa herë me thikë, duke i shkaktuar atij vdekjen.

Ndonëse fqinjët njoftuan menjëherë ambulancën për ta transportuar me urgjencë drejt spitalit, plagët e marra rezultuan fatale për shqiptarin.

Detajet/ Shqiptari u qëllua për vdekje me thikë nga fqinja, çfarë ndodhi gjatë natës

Nje shqiptar ka nderruar jete ne Krete te Greqise, pasi eshte qelluar me thike nga nje vajze 26-vjecare, fqinje me viktimen.

Mediat greke bejne me dije se ngjarja ka ndodhur rreth ores 01:00 te mengjesit te sotem, kur shqiptari,nje burre 35 vjecar, doli te shihte, pasi fqinja e tij, qe njihej si perdoruese droge po ulerinte me ze te larte.

Gruaja e re, e cila është një përdoruese kronik e drogës, ishte në krizë dhe filloi të bërtiste dhe dëmtonte cilindo që i dilte perpara.

35 vjeçari iu afrua dhe tentoi ta ndalonte, por ajo me thiken qe kishte ne dore e qelloi disa here ne trup.

Njeriu i pafat, i cili ishte babai i dy fëmijëve, ra në tokë. Menjëherë njerëzit që dëgjuan betejen, njoftuan policine dhe ambulancen.

Ai u dergua ne spital, por për fat të keq nuk i shpetoi dot plageve te marra dhe humbi jeten.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.