Foto/ Vdiq nga shembja e skelës në Hamburg, Albert Zorba 31 vjeç
Ky është Albert Zorba 31 vjeç nga Elbasani njëri prej viktimave që humbi jetën tragjikisht në kantierin e ndërtimit në Hamburg mëngjesin e të hënës.
Vëllai i të ndjerit Zorba ndodhet i burgosur në Angli, ndërsa i ati i moshuar ka mbërritur në Hamburg.
Viktima e dytë e identifikuar është një i ri nga Kukësi me inicialet R.H.
Shqiptarët, punonjës në të zezë në kantier janë paraqitur me dokumente të rreme bullgare dhe kjo është arsyeja e paqartësisë së identiteteve të tyre nga shteti gjerman.
“Deri dje kane qene duke kerkuar ende per trupa te tjere por nuk dihet akoma se cfare ka ndodhur ne kantjer, jemi afruar por nuk na lejon policia te shikojm nga afer.
Besohet se numri i shqiptarëve që kanë humbur jetën në skelën që u shemb është pesë, tre shqiptarë të Shqipërisë dhe dy shqiptarë të Maqedonisë së Veriut të gjithë të regjistruar me dokumenta bullgare.
Administratori shqiptar nga Kosova i firmës që kishte regjistruar shqiptarët me dokumente false është zhdukur.
Ngjarja ndodhi teksa shqiptarët po punonin për ndërtimin e një pallati në zonën e HafenCity. Mendohet se ka ende viktima nën rrënoja dhe po punohet për nxjerrjen e tyre.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



