E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Vrau 8 kushërinjtë, gjykata merr vendimin për monstrën e Selenicës
Lajme

FOTO/ Vrau 8 kushërinjtë, gjykata merr vendimin për monstrën e Selenicës

Ka mbërritur rreth orës 11:00 të paradites së kësaj të hënë në gjykatën e Vlorës, autori i masakrës me 8 viktima të ndodhur tre ditë më parë në Selenicë të Vlorës.

Ritvan Zykaj, 24-vjeçari që tronditi opinionin publik pas ekzekutimit me kallashnikov të kushërinjve të tij, u njoh sot me masën e sigurisë “arrest me burg”.

Në sallën e gjyqit ai ka qëndruar i heshtur duke mos iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve se përse e kreu krimin, ndërsa nuk ka nguruar t’i shohë në sy të gjithë të pranishmit.

Po ashtu raportohet se ai nuk është shoqëruar nga asnjë familjarë, të cilët menjëherë pas krimit të tij, janë larguar nga fshati.

Pas refuzimit të më shumë se 15 avokatëve për ta marrë përsipër këtë rast, është caktuar avokati nga shteti, Gentian Leka, ndërsa Prokuror është caktuar Saimir Smaka dhe gjyqtare Esmerilda Habilaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.