Prokurori i Pergjithshem Adriatik Llalla, gjate nje seminari per Luften Kunder Korrupsionit, ku Arvizu ka kerkuar perkushtim e angazhim nga prokuroret ne luften pa kompromis kunder korrupsionit.
Gjatë emisionit të mbrëmshëm, “Debat në Channel One”, të Roland Çafokut, janë zbuluar 4 emrat e mundshëm që kandidojnë për të drejtuar Prokurorinë e Përgjithshme. Kryeprokurorit aktual i mbaron mandati në dhjetor, ndërkohë ende nuk është ngritur Këshilli i Lartë i Prokurorisë që mund të zgjedhë pasardhësin e Llallës.
Sipas diskutimeve në emision, 4 emrat më të përfolur janë: Henrik Ligori (Prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda), Dritan Rreshka (Prokuror që ka drejtuar disa çështje të bujshme), Ferdinand Elezi, (kryeprokuror në Prokurorinë e Apelit në Durrës) dhe Anila Leka, (Prokurore në Prokurorinë e Përgjitshhme).
Deri tani emrat e tyre endr nuk janë zyrtarizuar si kandidatë apo si të përzgjedhur për tu votuar në kuvend.