(FOTO)DONALD LU : Portokalli dhe BURG!

Papritmas në treg, ka ardhur Donald Lu dhe i është drejtuar me fjalët burg politikanëve. E gjithë skena ka ndodhur në emisionin Portokalli, e teksa politikanët shqiptarë i luanin aktorët, personi që po luante Ambasadorin, është “zëvendësuar” vetë nga Donald Lu.
Për më tepër lexoni batutat që kanë shkëmbyer në shfaqje, Berisha, Rama, Basha, Kryemadhi e Donald Lu.

Rama: Po c’ ne erdhe se sikur të mbaroi licensa?
Lu: Nuk iki pa vënë drejtësi në tregun e madh të shoqërisë shqiptare
Berisha: Bashkohuni këtu që të mos e lëmë këtë, të na përcajë
Basha: Do vish këtej apo do shkosh andej
Monika Kryemadhi: Hajde këtej,
Rama: Hajde kursi i këmbimit, i japim një mandat deputeti
Basha: Hajde gjyqtar me timon anglez

Lu: Hajde burg, hajde burg!
Basha: Mos ma prish klientelën se ta djeg tezgën në mënyrë paqësore!
Monika Kryemadhi: Mos ma preg tezgën se do fillojë dhuna me qetësi e dashuri
Rama: Po nuk di ca të bëj o xhaxhi!
Lu: Këshilla që kam për ty është njësoj, gjithmonë shisni gjërat e gabuara për njerëzit
Rama: Pse ca duan njerëzit
Publiku: DREJTËSI!
Lu i drejtohet Rames: Na doli mjekra duke pritur o burrë!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



