E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/Grabitja dhe vrasja :  ‘U nisëm të merrnim ç’të gjenim…
Lajme

FOTO/Grabitja dhe vrasja : ‘U nisëm të merrnim ç’të gjenim…

Zbardhet dëshmia në polici e vrasësit të tregtarit 

Policia arriti të zbulojë dhe arrestojë brenda dy ditësh autorët e grabitjes së përgjakshme në Kamëz, ku humbi jetën Agim Buci dhe u plagos rëndë gruaja e tij, Merita.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 21:000 të së mërkurës në një market të vogël që familja Buci kishte ngjitur me murin e shtëpisë në lagjen OSBE të Kamëz.

Autorët e dyshuar janë Vladimir Kurti, 28 vjec dhe Ruzhdi Hode, 25 vjeç të dy nga Burreli dhe me banim në Kamëz.

Ekzekutori, pra personi që ka shprehur armën ndaj 53 vjecarit, Buci është Vladimir Kurti, person i rrezikshëm me precendentë penalë dhe i dyshuar dhe për grabitje të tjera.

Për ironi të fatit, Kurti dhe Buci ishin nga e njëjta zonë, nga Burreli dhe banues në Kamëz. Dy personat e arrestuar nga policia, gjatë marrjes në pyetje nga grupi hetimor kanë pranuar autorësinë e krimit, duke u shprehur se kanë qëlluar në drejtim të Agim Bucit.

25 vjecari, Hode ka thënë në polici se “u nisëm të merrnin çfarë të gjenim, sepse e dinim që nuk kishin shumë para”. Po kështu ai ka thënë se e njihte çiftin Buci pasi ishin komshinj.

Image

Në foto: Rruzhdi Hode

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.