FOTO/Përplasi për vdekje taksistin dhe pasagjeren në autostradë, shoferi braktis automjetin dhe zhduket
Një Benz me targa AA 060 SP ka mbetur në vendin e aksidentit fatal që shkaktoi vdekjen e taksisti durrsak Bujar Agalliu dhe pasagjerës 23 vjeçe, Elena Abdillari, mbrëmjen e djeshme.
Policia e Durrësit dyshon se Benzi ka goditur taksine nga mbrapa dhe taksisti për të devijuar është futur në një karburant. Por, pasi ka ndodhur aksidenti që shkaktoi vdekjen e të personave në taksi, shoferi i Benzit është larguar dhe ndoshta, edhe të tjerë që kanë qënë me të. Vajza ishte kthyer nga autoritetet portuale te Portit te Durresit dhe po kthehej per Tirane.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



