FOTOT/ A u vra Karolina nga grabitësit e dhunshëm shqiptarë?
Gazeta britanike shkruan se në këtë zonë brenda gjashtë muajsh janë regjistruar të paktën tre grabitje të dhunshme. Grabitësit përdorin të njëjtën skemë: futen nga dritaret, dhunojnë barbarisht pronarët, duke shënjestruar kryesisht femrat, më pas vjedhin bizhuteri ose para cash. Në një rast, grabitësit u futën në një banesë dhe pasi rrahën barbarisht një grua dhe vajzën e saj, duke i lënë pa ndjenja, u larguan duke vjedhur gjithçka.
“Autoritetet mendojnë se të dyshuarit janë shqiptarë, i tha një burim gazetës. Greqia ndan një kufi me Shqipërinë dhe më shumë se 1 milion shqiptarë jetojnë në këtë vend. aktualisht janë më shumë se 200 urdhër-arreste të lëshuar për shqiptarë, që mendohet se janë arratisur në vendlindjen e tyre. Shqiptarët pretendojnë se po bëhen koka turku. Megjithatë, lidhja mes shqiptarëve dhe krimeve të dhunshme në mbarë Europën është e pamohueshme. Dhe sigurisht që ka zemërim për vrasjen e pamëshirshme të Caroline,” shkruan gazeta.









Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



