E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fotot e aksidentit  ku humbën jetën 2 motrat
Lajme

Fotot e aksidentit ku humbën jetën 2 motrat

Një aksident tragjik ka tronditur mbrëmjen e së dielës Sarandën. Rreth orës 20:15, në aksin rrugor Sarandë–Delvinë, ka ndodhur një aksident fatal ku u shuan dy jetë të reja, ndërsa një tjetër vajzë mbeti e plagosur.

Sipas të dhënave paraprake të Policisë, në aksident janë përfshirë dy automjete. Një automjet tip “Audi”, i drejtuar nga një 23-vjeçar, është përplasur me një mjet tip “Lancia”, që drejtohej nga 22-vjeçarja Ela Dhimaku nga fshati Kopaçeza.

Makinat copë-copë nga përplasja, dalin pamjet e aksidentit

Siç duket edhe nga pamjet, përplasja ka qenë e fuqishme pasi të dy automjetet e aksidentuar janë shkërmoqur.

Makinat copë-copë nga përplasja, dalin pamjet e aksidentit

Përplasja fatale u bë shkak për humbjen e jetës së drejtueses së automjetit, Ela Dhimaku, si dhe të motrës së saj, 20-vjeçares Rozina Dhimaku, e cila ndodhej pasagjere.

FOTO/ Këto janë dy motrat që humbën jetën në lule të rinisë nga aksidenti në Sarandë, njëra prej tyre studente mjekësie

Tre vajzat po udhëtonin me një automjet tip “Lancia” që drejtohej nga 20-vjeçarja, ndërsa motra e saj ishte pasagjere.

FOTO/ Këto janë dy motrat që humbën jetën në lule

Rozina Dhimaku dhe Elvisa Dhimaku

Elvisa Dhimaku 22-vjeç dhe motra e saj Rozina Dhimaku 20-vjeç, janë dy të rejat të cilat humbën jetën mbrëmjen e së dielës në një aksident rrugor në aksin Delvinë-Sarandë, ndërsa 24-vjeçarja Antonela Zhupa mbeti e plagosur rëndë.

Tre vajzat po udhëtonin me një automjet tip “Lancia” që drejtohej nga 20-vjeçarja, ndërsa motra e saj ishte pasagjere. Kjo e fundit, mësohet se ishte studente e mjekësisë. Ndërkohë, 24-vjeçarja është e vetmja që i ka shpëtuar aksidentit tragjik. Ajo ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Makinat copë-copë nga përplasja, dalin pamjet e aksidentit

Po ashtu, një tjetër pasagjere në automjetin “Lancia”, 24-vjeçarja Antonela Zhupa, ka mbetur e plagosur dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Makinat copë-copë nga përplasja, dalin pamjet e aksidentitMakinat copë-copë nga përplasja, dalin pamjet e aksidentit
Forcat e policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, ku po punojnë për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.

Ky është aksidenti i dytë fatal i kësaj të dielës, ndërsa paradite ndërroi jetë një person në Levan të Fierit dhe u plagosën katër të tjerë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.