E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kamioni përplas këmbësoren, ambulanca mbërrin pas 40 minutash
Lajme

Kamioni përplas këmbësoren, ambulanca mbërrin pas 40 minutash

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në zonën e Kombinatit, ku një këmbësor është përplasur nga një kamion në rrethana ende të paqarta.

Sipas dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes, momenti ka qenë dramatik dhe kalimtarët janë përpjekur t’i japin ndihmën e parë të plagosurit, ndërsa kanë telefonuar menjëherë shërbimet emergjente. Megjithatë, ambulanca ka mbërritur me vonesë të konsiderueshme – rreth 40 minuta pas incidentit – duke shtuar indinjatën dhe shqetësimin e qytetarëve për reagimin e ngadaltë të shërbimeve mjekësore.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për të zbardhur shkaqet e aksidentit, si dhe për të përcaktuar përgjegjësitë. Gjendja shëndetësore e këmbësorit ende nuk është bërë e ditur.

Ngjarja ka rikthyer edhe një herë debatin mbi sigurinë rrugore dhe kohën e reagimit të emergjencave në Tiranë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.