E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTOT/ EMRAT /Grupi i specializuar  për  trafikimin e drogës nga Ballkani
Lajme

FOTOT/ EMRAT /Grupi i specializuar për trafikimin e drogës nga Ballkani

Shtypi italian ka sjellë në vëmendje sot operacionin Tunnel që u zhvillua në korrik dhe çoi në vënien nën hetim të 15 personave ose siç shkruan me ironi, së paku në letër, sepse dy shqiptarë të specializuar në trafikun e drogës janë ende në arrati.

“Pesëmbëdhjetë të dyshuar. Së paku në letër.- shkruajnë mediat italiane. – Për shkak të dy shqiptarëve që transportonin drogë  nga Ballkani për llogari të grupit në Mangialupi, që u arratisën kur u zhvillua operacioni “Tunnel”.Ky grup kishte specialitet të veçantë, trafikimin e drogës.

Tëshohim kush janë të dyshuarit. Në korrik, 12 persona përfunduan në pranga, nëntë nga Messina dhe tre nga Shqipëria.  Shqiptarët ishin: Ajet Cepaj, 50 vjeç, Rito Mecaj, 57 vjeç që jetojnë në Barcelonë dhe Ernard Hoxha, 34 vjeç që banon në Lecce. Disa javë më parë Policia italiane kapi dhe një të dyshuar tjetër, Klaidi Kaka që jeton në Ragusa. Por, tani mbeten vetëm dy shqiptarë “fantazmë” : Myzafer Binaj, 40 vjeç dhe Gerti Kalaj, 29 vjeç.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.