E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTOT/ Ky është autori i masakrës në Durrës, si e vrau gjyshen
Lajme

FOTOT/ Ky është autori i masakrës në Durrës, si e vrau gjyshen

 E  goditi  me thikë në kokë

 

U arrestua ditën e sotme nga policia pasi rrëfeu se ishte ai që kishte goditur disa herë më thikë në kokë gjyshen e tij, Floresha Shkurti, 83 vjeçe, duke e lënë të vdekur.9494e30a-698f-433d-b087-46a

Viktima kishte dëmtime në kokë dhe ishte e mbuluar në gjak. Gruaja banonte në katin e tretë të një pallati, që ndodhet te Lagjja Nr.16, pranë shkollës 9-vjeçare “Qemal Mici”, në zonën e stadiumit “Niko Dovana”.

 

 

73c35326-d289-4d0f-ba83-a3b

Vetë nipi i saj ka deklaruar për Policinë se e ka gjetur gjyshen pa shenja jete pasi ishte kthyer në banesë.

“Unë kisha dalë nga shtëpia paradite. Kur u ktheva në shtëpi e gjeta të vdekur në tokë. Pashë që kishte dëmtuar kokën dhe kishte dalë shumë gjak. Mbeta i shokuar dhe lajmërova Policinë”,- tha ai fillimisht.

Pyetjes nëse kishte gisht në vdekjen e saj, ai i është përgjigjur prerë: “Sigurisht që jo. Pse duhet të kem gisht në vdekjen e gjyshes sime?! Unë e gjeta të vdekur. E doja shumë, si çdo nip gjyshen e tij dhe ajo më donte jashtë mase. Jam i tronditur shumë për vdekjen e saj”. Krimin e ka mohuar dhe bashkëshortja e tij, por pavarësisht kësaj, dy të rinjtë janë të dyshuarit kryesorë për ngjarjen e rëndë. E shoqëruar në polici ndodhet edhe nëna e Redi Shkurtit./Panorama

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.