FOTOT/ Ministri Klosi viziton familjen spanjolle që u dhunua nga pronari i lokalit
Një ditë pasi përjetuar dhunë nga pronari i lokakit ku shkuan për drekë, vetëm pse nuk u pëlqeu peshku që po i servirej, familja spanjolle eshte vizituar nga ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.
Mengjesin e sotem, ai ka shkuar per vizite ne familjen Galdon dhe ka biseduar me familjaret, qe kaluan dje pervoje te keqe, gjate pushimeve te tyre ne jugun e vendit, ne Himare.
“Dje përjetuan një eksperiencë konflikti në Himarë, që nuk është as në traditën shqiptare të mikpritjes dhe as në kulturën tonë për trajtimin e miqve. Por siç e tha edhe përfaqësuesi i familjes Galdon, një njeri i vetëm nuk përfaqëson Shqipërinë”- shkruan ministri.
Mesazhi i Klosit
Në mëngjes me familjen e pushuesve nga Spanja, 🇪🇸që dje përjetuan një eksperiencë konflikti në Himarë, që nuk është as në traditën shqiptare të mikpritjes dhe as në kulturën tonë për trajtimin e miqve. Por siç e tha edhe përfaqësuesi i familjes Galdon, një njeri i vetëm nuk përfaqëson Shqipërinë🇦🇱, sikundër vlerësoi reagimin e menjëhershëm të autoriteteve dhe interesimin e drejtëpërdrejtë të qeverisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco






