FOTOT/ Pjetër Arbnori rikthen Topallin në Kuvend, Basha shtrëngon duart me Ruçin
Në një ceremoni të veçantë është përuruar busti i ish-kreut të kuvendit të Shqipërisë, Pjetër Arbnorit.

Në këtë ceremoni të zhvilluar në oborrin e Kuvendit, kanë marrë pjesë krerët e shtetit por edhe politikanë të tjerë që janë larguar nga politika aktive.
Nga fotot e LSA shihen disa momente interesante, kur ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli bisedon me Pandeli Majkon dhe Gramoz Ruçin.

Ndërkohë që në një foto tjetër shfaqet kreu i PD, Lulzim Basha i cili i jep dorën Gramoz Ruçit.







Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



