E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTOT/ Si u mbajt në vëzhgim kontenieri me 613 kg kokainë, ndërhyrja në magazinën e bananeve
Lajme

FOTOT/ Si u mbajt në vëzhgim kontenieri me 613 kg kokainë, ndërhyrja në magazinën e bananeve

 Është me targa të Durrësit kamioni në të cilin policia sekuestroi në mesnatë 613 kg kokainë në ngarkesën me banane.

Kjobeshteb magazina e “Arbri Garden” shpk, në Durrës, vend ku u gjet brenda kamionit sasia e madhe e kokainës.

Kamioni është me targa të Durrësit, 3918 E. Si duket edhe nga fotot, vendi është i rrethuar me shirita nga ana e policisë dhe mbahet si ‘zonë krimi’ në vijim te hetimeve për këtë trafik.

Ndërkohë që të kontaktuar nga “News 24” pronarët kanë mohuar cdo lloj lidhje rreth biznesit të tyre me trafikun e kokainës dhe sasinë e madhe që u gjet në kontenier.

“Gjithçka bëhet për të prishur imazhin e kompanisë”- thanë ata.

Sipas njoftimit te policise, “Kontenieri i mbërritur në Portin e Durrësit, u mbajt nën vëzhgim të pandërprerë deri sa mbërriti në magazinat e firmës, nga strukturat e Policisë së Shtetit.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar në perimetrin e jashtëm objektin e më pas kanë ndërhyrë në brendësi të magazinës. Pas kontrollit të imtësishëm të kontenierit, kanë bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e lëndës narkotike”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.