Fqinjët: “Vajza u fut në banjë, pastaj…
Gjirokastra u trondit nga një lajm i rëndë mbrëmjen e djeshme pasi një vajzë 12-vjeçare humbi jetën.
Banesa e saj u përfshi nga flakët. 12-vjeçarja Krisanthi Ndriço ishte në shtëpi me babainkur një qiri i ndezur për ndriçim shkaktoi zjarrin që pati fund tragjik për të.
Fqinjët shprehen se prej disa orësh në fshat nuk kishte drita dhe nuk e kishin parë zjarrin.
Një banor tjetër tha se 12-vjeçarja kishte shkuar në banjo dhe ishte asfiksuar nga tymi. Ai shpjegoi se babai shkoi ta ndihmonte por nuk dihet se cfarë ka ndodhur më pas.
“Një njeri më tha mua se vajza u fut në banjë, iu zu fryma dhe vdiq. Edhe babai tentoi ta ndihmonte, asnjë nga komshinjte nuk e ka parë. Çfarë të të them? S’kishim drita, të tërë ishim nëpër shtëpi, i pamë flakët nga larg,” thotë një banore.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



