E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fqinji nxjerr nga shtëpia djalin e mitur dhe të ëmën pas shprthimit të bombolës së gazit: U futa në banesë nga…
Publik News

Fqinji nxjerr nga shtëpia djalin e mitur dhe të ëmën pas shprthimit të bombolës së gazit: U futa në banesë nga…

Ymer Senaj në një prononcim për mediat ka shpjeguar se si nodhi ngjarja dhe se si i nxori nga shtëpia djalin dhe të ëmën.

Imer Senaj

“Kam qenë duke mbushur ujë dhe më thirrën. Kam thyer xhamin dhe derën. Mendoja për djalin. Hipa prej shkallëve tek dhoma sipër, vura shkallë druri. Mora zorën e ujit dhe po e hidhja në kuzhinë. Zonjën e shtëpisë e kemi gjetur në tokë. Ambulanca erdhi dhe policia. Bëhet fjalë për bombulën e gazit, ne nuk dëgjuam gjë” – tha ai.

Ndërkohë vëllai i Sadetes, Can Kukaj thotë se zonja është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se ka pësuar djegie në gjoks, krah dhe fytyrë.

“Po bënte mëngjesin për djalin dhe burrin. Ka ndohur fatkeqësia. Është djegur në pjesën e gjoksit pak, krahu është djegur shumë, në fytyrë pak. Nuk është në gjendje kritike për jetën.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 06:00 të mëngjesit në banesën e Sadete Kukajt në fshatin Palvar në Koplik. Bombola e gazit shpërtheu dhe ka shkaktuar flakët duke djegur orenditë në katin e parë të banesës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.