Franca kërcënon Britaninë: Do mbyllim kufijtë me ju nëse nuk shtrëngoni masat për shpërndarjen e virusit
Presidenti Emanuel Macron i ka thënë kryeministrit britanik Boris Johnson të premten se ai do të mbyllë kufijtë nëse UK nuk merr masa më shtrënguese për të moslejuar shpërndarjen e covid-19.
“Ne kemi përgatitur të mbyllim kufijtë dhe iu tha kryeministrit britanik Johnson se do ta implementojmë atë nëse nuk ka asnjë evolucion të masave britanike” tha një zyrtar francez që ishte në dijeni të bisedës së dy liderve, raporton Politico.
Vetëm të premten Britania vendosi të mbyllë pub-et dhe restorantet dhe u kërkoi njerëzve të qëndrojnë brenda. Shkollat gjithashtu u mbyllën. Megjithatë, zyra e Johnson refuzoi cdo sugjerim që ka të bëjë me rregulla të ashpra sepse është një tjetër kërcënim për vendin.
“Sikurse e tha kryeministri të premten, këto masa janë marrë bazuar në këshillën e shkencëtrëve dhe duke ndjekur planin e veprimit të qeverisë që është përpiluar para dy javësh” tha një zyrtar i qeverisë britanike.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



