Franca miraton përdorimin e Pfizer
Në Francë ditën e sotme është aprovuar përdorimi i vaksinës Pfizer. Autoriteti Kombëtar i Shëndetit në në një deklaratë të nxjerrë ditën e sotme ka shprehur miratimin për përdorimin e kësaj vaksinë.
Në deklaratë thuhej se vaksina “mund të përdoret për personat mbi 16 vjeç”, duke pasur parasysh efikasitetin dhe sigurinë e vaksinës. Sipas deklaratës do t’u jepet përparësi personave me rrezik të lartë, duke filluar me të moshuarit që jetojnë në shtëpitë e kujdesit.
Sipas Ministrit Francez të Shëndetësisë Olivier Véran, procesi i vaksinimit pritet të fillojë të dielën në shtëpitë e kujdesit në të gjithë Francën, me dërgesat e vaksinave që pritet të mbërrijnë të shtunën.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



