E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Francë/ Kush është njeriu surprizë i zgjedhjeve që pritet të jetë kryeministër
Lajme

Francë/ Kush është njeriu surprizë i zgjedhjeve që pritet të jetë kryeministër

Zgjedhjet në Francë kanë prodhuar surpriza dhe një gjysmë fitore për presidentin aktual Emmanuel Macron.

Votuesit në Francë janë mobilizuar edhe një herë për të ndaluar marrjen e pushtetit nga e djathta ekstreme e Marine Le Pen.

Zgjedhjet dhanë një rezultat kaotik, me asnjë parti që nuk mori vende të mjaftueshme për një shumicë në parlament, duke e zhytur politikën franceze në trazira që mund të zgjasin me muaj.

Macron thirri zgjedhjet e parakohshme në qershor në një përpjekje për të ndaluar Tubimin Kombëtar të ekstremit të djathtë të Le Pen në rrugën e tij. Por partia e saj zgjeroi profilin e saj dhe fitoi 50 vende më shumë se në vitin 2022, ndërkohë që koalicioni liberal i presidentit ra.

Ekstremi i djathtë i Le Pen nga pretendente për të marrë drejtimin e qeverisë ka dalë forcë e tretë politike.

Macron ka arritur të rimëkëmbë partinë, por sërish mbetet forcë e dytë.Fronti i Ri Popullor i drejtuar Jean-Luc Mélenchon ka fituar shumicë e vendeve në parlamentin e ri francez.

Në fjalimin e parë pas fitores, Mélenchon i bëri thirrje Presidenti Macron që të pranojë humbjen dhe t’i jap drejtimin e qeverisë së majtës.

Por kush është njeriu që ftoi në mënyrë surprizuese zgjedhjet e së dielës në Francë?

72-vjeçari Jean-Luc Mélenchon e ka nisur karrierën si gazetar dhe pedagog. Në vitin 1970 hoqi dorë nga mësim dhënia dhe u angazhua në radhët e së majtës. Ai shërbeu për një kohë të shkurtër si ministër i ri i arsimit nën kryeministrin socialist Lionel Jospin.

Në moshën 35-vjeçare u bë senator dhe në vitin 2009 u zgjodh eurodeputet. Në fillim të viteve 2000, ai u zhgënjye me politikat e Jospin duke e cilësuar qeverinë e tij si i zhvendosja e socialistëve në të djathtë.

Në 2009 krijoi një parti të re të majtë dhe vetëm pas gati 10 vitesh arriti të merret 19 % të votave. Në vitin 2022 ishte kandidat për president duke sfiduar Macron dhe Le Pen, Mélenchon dhe arriti të marrë 21. 95 % të votave.

Pas largimit nga gara presidenciale  ai shpalli synimin e tij për të udhëhequr qeverinë, duke miratuar sloganin “Mélenchon Kryeministër”.

Gjatë presidencës Macron, lideri i ekstremit të majtë ka kundërshtuar politikat e tij dhe ka mbështetur protestat e jelekverdhëve kundër pabarazisë ekonomike. Në fillimet e karrierës politike ka qenë kundër NATO-s duke e cilësuar si ‘fyerje për sovranitetin e Francës’, por më vonë i ka moderuar deklaratat.

Programi i tij dhe partive aleate ka ngjallur jo pak debate për qëndrime të ekstremit të majtë. Ai premton ulje të moshës së pensionit, rritje të pagës minimale, kthimin e taksave të pasuritë për kompanitë dhe biznesmenët e pasur, fiksim të çmimeve për produktet bazë dhe hapje të miliona vendeve të punës. Për shkak të deklaratave dhe programit të tij, Mélenchon është cilësuar si ‘marksist’.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.