E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Frangaj me kunatin leje për kompleks vilash në Dhërmi para se të themelonin kompaninë, përlanë edhe tokën publike me vendim qeveritar
Lajme

Frangaj me kunatin leje për kompleks vilash në Dhërmi para se të themelonin kompaninë, përlanë edhe tokën publike me vendim qeveritar

Një provë tjetër krimi për SPAK, me licencat e pasuritë publike, i shtohet bëmave të kryeministrit Edi Rama, në batërdinë klienteliste e anti-ligjore që ka bërë mbi tokat shtetërore në bregdetin e Himarës, nëpërmjet  lejeve “Investitor Strategjik” me dokumente false.

Bëhet fjalë për Vendimin Nr. 27, datë 17 mars 2021, të firmosur prej tij si Kryeministër e Kryetar i Këshillit Kombëtar të Territorit, për leje ndërtimi të resortit “Drymades Villas” me vila në Dhërmi, dhënë firmës “Gjikuria Sh.p.k” e “Golden Key” sh.p.k. në sipërfaqe 14 mijë m2 tokë buzë detit.

Dhërmi/ Edi Rama i dha Frangajt e Gjikurisë, leje resorti 3 muaj para

Në këtë leje, konstatohet se përfitues janë Aleksandër Frangaj (përmes kunatit Erion Gina) dhe Florenc Gjikuria, dy klientë të kryeministrit Edi Rama; të cilëve ua ka dhënë lejen për ndërtim mbi tokë shtetërore, me letra fiktive sikur ata e kanë blerë 18.2 Euro m2.

Përveçse Frangaj e Gjikuria, deri tani nuk kanë paguar asnjë qindarkë për tokën; vjedhja e kësaj pasurie qëndron dhe në faktin, se cmimi zyrtar i shitjes që ka caktuar shteti për tokat në vijën e parë buzë detit në Himarë është 580 Euro m2.

Por vjedhjes 7.8 milionë Euro me çmimin e tokës, i shtohet dhe krimi i dokumenteve false, që kanë përdorur kryeministri Edi Rama në bashkëpunim me Aleksandër Frangajn e Florenc Gjikurinë, për dhënien e lejes së ndërtimit.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit, kompania “Golden Key” sh.p.k e Erjon Ginës, kunatit të Aleksandër Frangajt që ka marrë resortin “Drymades Villas” në Himarë bashkë me Florenc Gjikurinë, është krijuar më 19 korrik të vitit 2021.

Dhërmi/ Edi Rama i dha Frangajt e Gjikurisë, leje resorti 3 muaj para

Ndërsa leja dhe toka e shtetit, për resortin u është dhënë 4 muaj para krijimit, konkretisht më 17 maj 2021; mashtrim e falsifkim që përbën vepër penale dhe duhet hetuar nga SPAK, mbasi jemi përballë një krimi të paramenduar e të organizuar prej treshes Rama- Frangaj- Gjikuria.

Por nuk janë ndalur me kaq, mbasi më 8 mars 2023, kryeministri Edi Rama ka bërë një shtesë në Vendimin Nr. 27, datë 17 maj 2021 të Këshillit Kombëtar të Territorit, duke i shtuar resortit të tyre edhe 2500 m2 tokë buzë detit e 22 vila të tjera, madje e shpalli “Investim Strategjik”, me qëllim që të mos paguajnë vlerën e tokës, taksat dhe qiranë e plazhit.

Logjikisht, faktikisht e penalisht kemi të bëjmë, me veprime zyrtare anti-ligjore të kryeministrit Edi Rama si Kryertar i Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Kryetar i Komitetit të Investimeve Strategjike, duke krijuar kushte bashkëpunimi, që Aleksandër Frangaj e Florenc Gjikuria të përdornin dokumente false, për të përfituar lejen e resortit, tokën dhe plazhin falas.

Edhe në këtë rast, kryeministri Edi Rama, ka vepruar si me kompaninë e Klodian Zotos e Mirel Mërtirit “Integrated Energy” të landfillit të Tiranës, të cilën, 1 vit para se të krijohej e shpalli fituese për 430 milionë Euro dhe i dha bonusin 8% me dokumente false./Pamfleti

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.