Frankfurt, kërcënim me bombë, qindra të evakuar në tren
Policia lokale e Frankfurtit njoftoi se rreth 500 vetë janë evakuar nga një tren për shkak të një kërcënimi me bombë.
Autoritetet evakuan pasagjerët e trenit Intercity-Express që vepron midis Zyrihut dhe Kielit.
Mësohet se alarmi për bombë erdhi nga një telefonatë paralajmëruese dhe se çështja është akoma nën hetim. Pak më vonë, Policia zbuloi të tjera detaje duke thënë se nuk u zbuluan eksplozivë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



