Fredi Beleri reagon nga burgu: E falënderoj zotin Mitsotakis për mbështetjen që më ka dhënë!

Fredi Beleri ka falënderuar kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, i cili e vendosi atë në listën e kandidatëve për eurodeputet.

beleri mistoktakis

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Beleri po ashtu e falenderon për mbështetjen që  Mitsotakis i ka dhënë gjatë kësaj kohe që ai ndodhet në burg në Shqipëri.

Beteja ime – thotë ai – nuk është personale, por është një betejë për shtetin ligjor dhe demokracinë.

Po ashtu Fredi Beleri kishte një thirrje edhe për të gjithë qytetarët në Greqi, që të mbështesin votën e Demokracisë së Re dhe kryeministrin Kyriakos Mitsotakis.

“Sot, kryeministri Kyriakos Mitsotakis më ofroi mundësinë për të konkurruar për votën e popullit grek në zgjedhjet evropiane të qershorit 2024, e falënderoj për këtë, por para së gjithash e falënderoj për mbështetjen e pakushtëzuar që më ka dhënë gjatë gjithë këtyre muajve i burgosur.

Beteja ime nuk është personale. Është një betejë për shtetin ligjor dhe demokracinë, rregullat e së cilës duhet të respektohen nga të gjithë. Është një betejë për vlerat që përfaqësojnë Perëndimi dhe Evropa dhe të cilat duhet të respektohen nga ata që duan t’i bashkohen familjes së madhe evropiane.

Është një betejë për pjesën më të vuajtur dhe më të padrejtë të helenizmit, minoritetin grek në Shqipëri. Vëllezërit dhe motrat e mia që pas dekadash shtypjeje duan dhe kanë të drejtë të jetojnë të lirë dhe të qetë, pa frikë, në një vend që respekton të drejtat, nderin dhe pronën e tyre.

I bëj thirrje çdo qytetari grek të mbështesë votën e Demokracisë së Re, të mbështesë kryeministrin që po ndërton me vendosmëri dhe metodologji një Greqi të fortë dhe krenare, Kyriakos Mitsotakis”,thuhet ne reagimin e Fredi Belerit.

Publikuar nga Publik Media