E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Frika nga koronavirusi, boshatisen supermarketet ne Mbretërinë e Bashkuar
Bota

Frika nga koronavirusi, boshatisen supermarketet ne Mbretërinë e Bashkuar

Frika nga koronavirusi ka bërë që supërmarketet në Mbretërinë e Bashkuar të boshatisen. Njerëzit po blejnë ne sasi të madhe artikuj, si sapuni i duarve, letrat e tualetit, medikamente për femijët, dezinfektues, por edhe produkte ushqimore, si makarona, perime të konservuara etj.

Raftet në të gjithë vendin janë boshuar nga mallra të tilla pasi Instituti i Shëndetit Publik i bëri thirrje qytetarëve “të planifikojnë përpara”, në rast se duhet të izolohen për disa javë.

Supermarketet kanë filluar të shesin me kufizime. Kështu Tesco që shet makarona apo domate të konservuara, ka lejuar që një person të blejë vetëm pesë artikuj të tillë.

Kufizimet përfshijnë produkte të tilla si, qumështi, zbardhuesi, perimet me konserva, ilaçet për fëmijë, uji, si dhe produktet anti-bakteriale.

Kufizimet zbatohen si në internet ashtu edhe në dyqane. Klientëve u është thënë nga supermarketi: “Ne e dimë se ka kërkesë për produkte të caktuara për momentin dhe ne po punojmë vërtet shumë për të ruajtur disponueshmërinë e atyre për të ndihmuar klientët. Ne kemi ndërmarrë masat që të gjithë të kenë akses në gjërat thelbësore”.

Asnjë supermarket tjetër nuk ka përdorur ende racionimin e ushqimit, por shumica po i kufizojnë xhelet anti-bakteriale në dy për një klient.

Nga të dhënat, në total rezultojnë 273 njerëz të prekur me Covid-19 në Mbretërinë e Bashkuar, një rritje prej 67 nga 206 rastet e konfirmuar të Shtunën./The Guardian

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.