E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Frika nga koronavirusi, shqiptarët reduktojnë fluturimet me Italinë
Publik News

Frika nga koronavirusi, shqiptarët reduktojnë fluturimet me Italinë

Situata e rënduar në Itali për shkak të koronavirusit ka frikësuar shqiptarët të udhëtojnë drejt Italisë. Përfaqësues të kompanive ajrore pohuan për “Monitor” se fluturimet me Italinë janë ulur 50 për qind, krahasuar me periudhë normale te vitit.  Reduktim regjistruan edhe shitjet me rezervim të fluturimeve të ardhshme. Kompanitë shprehen se biletat me rezervim ranë me 50 për qind , tendencë kjo më e theksuar, sidomos për zonën e Lombardisë.

Për shkak të situatës së krijuar, të gjitha kompanitë ajrore raportohet se kanë reduktuar disa nga frekuencat e fluturimeve për periudhën mars deri në fund të muajit prill. Kthimi i fluturimeve në frekuencat e mëparshme do të rinisë pas stabilizimit të situatës me Italinë.

AlItalia psh ka reduktuar frekuencën e fluturimeve nga Tirana drejt Romës në dy në ditë për gjithë muajin mars, nga tre në ditë që ishin në periudhë normale, duke hequr fluturimin e mëngjesit. Edhe nga Roma në Tiranë janë dy fluturime në ditë (është hequr fluturimi i darkës).

Air Albania ditën e diel anuloi tre fluturime drejt Italisë dhe këto anulime vijuan dhe të hënën, duke cituar arsye operacionale.

Kompanitë ajrore, gjithashtu po përpiqen të marrin masa për rritjen e eficencës në monitorimin e kostove, që mos ketë ndikime fatale në përfitueshmërinë e aktivitetit ekonomik.

Pavarësisht se çmimet janë të ulëta, kompanitë ajrore pohojnë se po fluturojnë me gjysmë avioni, sidomos për vendet, si Milano, Verona dhe Roma.

Për shkak të situatës së rënduar në Itali, kompania e fluturimeve ajrore “AlItalia”, nxori në asistencë të përkohshme 4 mijë punonjës.

Italia është destinacioni kryesor i fluturimeve nga dhe drejt Rinasit, me 50% të trafikut total të pasagjerëve për vitin 2019, sipas të dhënave zyrtare nga Tirana International Airport. Pasagjerët nga dhe drejt Italisë ishin gati 1.7 milionë në vitin 2019.

Destinacioni kryesor ku udhëtohet nga dhe drejt Rinasit vijon të jetë Roma, me 334 mijë pasagjerë në 2019-n. Destinacioni i dytë është Milano, me 317 mijë pasagjerë, i treti është Bergamo, me 169 mijë pasagjerë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.