E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Frika nga SPAK, Albana Koçiu prish pazarin e Manastirliut për t’i dhënë Arbër Teqjas tenderin 9 milionë euro për mbetjet spitalore me paracaktim
Publik News

Frika nga SPAK, Albana Koçiu prish pazarin e Manastirliut për t’i dhënë Arbër Teqjas tenderin 9 milionë euro për mbetjet spitalore me paracaktim

Ministrja e re e Shëndetësisë, Albana Koçiu, ka firmosur anulimin e një tenderi të majmë për asgjësimin e mbetjeve spitalore. Në fakt, vendimi është një “shuplakë” e rëndë për ish-ministren Ogerta Manastirliu, e cila pasi e “ndriti” në shëndetësi ka shkuar në Ministrinë e Arsimit të edukojë fëmijët!

Nëse ish-sekretarja e përgjithshme e saj shkoi në burg për disa milionë lekë të vjetra, kjo ministre duket shumë larg zyrave të SPAK-ut, megjithëse është kapur me prova të qarta se ka dëshiruar që tenderin e majmë prej 9 milionë eurosh t’ia jepte një firme të caktuar.Pra, një paracaktim fituesi dhe një vepër e rëndë penale.

BoldNews.al ka shfletuar dhjetëra dokumente nga kjo procedurë, ku të gjitha faktet të çcojnë te ish-ministrja e Shëndetësisë. Ajo ka urdhëruar stafin që dokumentet e tenderit t’i bëntë në mënyrë që firma e saj e preferuar të dilte fituesi. Në këtë mënyrë eliminonte gjthë konkurencën dhe kishte dorë të lirë “negocimi” me pronarët e kësaj kompanie. Një skemë e pastër korrupsioni, por që deri më tani institucionet ligjzbatuese merren me çikërrima.

Dokumenti i mësipërm është anulimi i procedurës. Ai është firmosur nga ministrja e re Albana Koçiu, e cila lajmëroi disa ditë më parë Agjencinë e Prokurimit Publik. Bëhet fjalë për marrëveshjen kuadër “shërbimi i trajtimit dhe asgjesimit të mbetjeve spitalore, për mbulimin e nevojave spitalore për një periudhë 36 mujore”.Pra, për plot 3 vite edhe kur ministrja të largohej nga posti. Fondi limit i kësaj procedure është plot 785.788.138 lekë pa TVSH. Me TVSH, shuma shkon në rreth 9 milionë euro.

Një shumë e konsiderueshme.Në njoftim, ministria e Shëndetësisë shkruan se arsyet janë për shkak se ka një vendim të Komisionit të Prokurimit Publik. “Në zbatim të vendimit nr. 1189/2023 datë 17.11.2023 të Komisionit të Prokurimit Publik” thuhet në këtë dokument. Një njoftim i thatë se përse u anulua kjo procedurë, teksa lajmërimi në APP ka shkuar në datën 30 nëntor 2023.

BoldNews.al shfletoi vendimin e Komisionit të Prokurimit Publik. KPP-ja shkruan mjaft qartë se dokumentet e këtij tenderi ishin bërë që fituesi të shpallej një kompani, duke përjashtuar gjithë të tjerat. Pra, fituesi ka qenë i paracaktuar. “Së pari, nëpërmjet paracaktimit të fituesit e konkretisht të shoqërisë se lartpermendur, është shkelur parimi i rritjes së efikasitetit dhe eficensën në procedurat e prokurimit pubik.Në këtë rast këto parime kanë shkuar ndesh me ligjin, thënë ndryshe efikasiteti dhe eficensa janë përdorur për të ulur konkurencën dhe lehtësimin e procecudrës për shpalljes fitues të subjektit ECO RICIKLIM” shkruhet në këtë vendim të KPP-së, që ka të bëjë me ankesën e disa operatorëve të tjerë.

“Vetëm një operator ekonnomik do të jetë në treg i cili do të paracaktojë dhe A0aaçmimet pas përfundimit të kësaj kontrate, me zhdukjen e konkurencës, zhvillimi dhe përcaktimi i çmimeve do të varet tërësisht nga vullneti i këtij subjekti. Nuk mund të kemi një mirësigurim të fondeve publike kur shkohet drejt një produkti i cili zotërohet vetëm nga një operator ekonomik. Autoretit kontraktor jo vetëm nuk po nxit pjesmarrjen e operatorëve ekonomik, por përkundrazi po e kufizon atë vetëm drejt një subjekti të vetëm, e konkretisht shoqërisë se paracaktuar prej tyre” shkruhet në këtë vendim. Fjalë të rënda në një dokument publik, qoftë edhe përsa i përket ankesës.

Por, pas ankesës, KPP shqyrtoi faktet dhe shkruan se “autoriteti kontraktor ka vlerësuar se vendosja e kapacitetit të mjeteve dhe pajisjeve është vënë në përputhje me volumin e kontratës, ndërkohë po autoriteti kontraktor përmes vendimarrjes së Komisionit të Shqyrtimti të Ankesave pranon se ky kapacitet duhet të ndryshojë më qëllim rritjen e konkurrencës në frymën e ligjit të prokurimit publik, duke mos qenë në thelbi qartë mbi mënyrën e ndryshimit, kapacitetet përpunuese të mjeteve dhe paisjeve” thuhet në vendim.

Më tej KPP shkruan se veprimet e ministrisë dhe konkretisht të anëtarëve të Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave janë bërë në kundërshtim me parimet dhe rregullat e prokurimit publik, duke cënuar parimin e barazisë dhe parimin e transparencës.

“Me veprimet e tyre anëtarët Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave e kanë penguar të drejtën e operatorëve ekonomik ankimues për të paraqitur argumenta shtesë lidhur me vendimmarrjen e Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave” thuhet në këtë vendim.Vendimi në fakt është një indicie e fortë për organet ligjzbatuese, SPAK-un apo edhe prokuroritë e rretheve që të hetojnë këtë aferë të madhe. Me dokumente u faktua se 9 milionë eurot ishin destinuar të shkonin te një firmë, çka përbën një rrezik të madh për të gjitha procedurat e tjera.

A nuk ka prova të mjaftueshme që ish-kupola apo disa drejtues të tanishëm të ministrisë së Shëndetësisë të vihen para përgjegjësisë?

(Boldnews)

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.