E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Frikë për trazira në Kosovë? Ministria : Të gatshëm për çdo situatë
Bota

Frikë për trazira në Kosovë? Ministria : Të gatshëm për çdo situatë

Situata në veri të Kosoves ka bërë që institucionet vendore të jenë më vigjilente. Zv/ministri i Punëve të Brendshme, Abdulselami Shkodra, e ka kaluar natën e mbrëmshme duke u marrë nga afër me zhvillimet që ishin paralajmëruar se mund të ndodhnin në veri të vendit. Ai thotë se situata mbetet e qetë.

ura

“Informacione të tilla kanë qarkulluar, mirëpo institucionet e vendit kanë marr me seriozitet çdo informacion që ka ardhur edhe nga pjesa veriore, mirëpo deri tani nuk kemi asnjë lloj veprimi i cili do të binte ndesh me legjislacionin në fuqi. që mund të themi se situata nuk është e ndryshueshme por është mjaft stabile”, ka thënë Shkodra për RTK.

Shkodra thotë se institucionet e sigurisë kanë qenë të gatshme t`i përgjigjen çdo situate që mund të ndodhte në veri.

Kryeministri Ramush Haradinaj kishte takuar Këshillin e Sigurisë, ku kishte bërë të ditur se nuk do të lejohen veprime që prishin rendin kushtetues.

“Informacionet që kanë qarkulluar nuk mund të themi se nuk kanë qenë serioze, por situata nuk ka ndryshuar dhe vazhdon të jetë e njëjta”, shtoi Shkodra.

Gjatë ditës është raportuar se forca të KFOR-it kanë marr nën kontroll Liqenin e Ujmanit, por zyrtarë të KFOR-it kanë sqaruar se lëvizjet e trupave të tyre po bëhen në kuadër të ushtrimit operativ të paralajmëruar. Këtë ushtrim e ka paralajmëruar në fillim të javës në Leposaviq edhe komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori Salvatore Cuoci.

Ai pranoi se pjesëtarët e KFOR-it po bëjnë stërvitje dhe ushtrime, por që nuk ndërlidhen me ndonjë ngjarje që mund të ndodhë këtu.

Ndërkaq, komandanti i Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli (JFCN), admirali James Foggo, ka deklaruar në Leposaviq se KFOR-i është i fuqishëm dhe se nuk parasheh ndonjë problem dhe ndryshim të situatës në Kosovë ndonëse sipas tij, ka potencial për trazira.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.