Fshehu vetëvrasjen e gruas së tij në Kamëz/ Shefqet Lika: E bëra se kisha frikë se …
Shefqet Lika është burri nga Kamza i cili fshehu vetëvrasjen e gruas së tij Shahe LIka.
Kjo e fundit raportohet t’i ketë dhënë fund jetës pasditen e 4 shtatorit duke u vetëvarur në banesën e saj, ndërsa ngjarja u bë publike dje.
Shefqeti fshehu ngjarjen duke raportuar te familjarët se gruaja e tij ndërroi jetë për shkaqe natyrale.
Ka qenë e bija dhe vëllai i të ndjerës që kanë ngritur dyshimet lidhur me vdekjen e saj dhe policia ka nisur hetimet.
Mësohet se Shefqet Lika ka deklaruar në polici se ishte të detyruar të gënjente familjarët pasi ata nuk do ta besonin, duke qenë se prej kohësh e akuzonin se e dhunonte.
Shefqet Lika u arrestua sot, e do përballet me ligjin pasi akuzohet për dy vepra penale, shkaktim të vetëvrasjes dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



